Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po flet në Kuvendin e Kosovës në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe për takimet e fundt në Bruksel. Kurti shprehet se kjo marrëveshje nënkupton njohje de facto të Kosovës nga Serbia.
“Marrëveshja bazike në Ohër, ka njohjen de facto të Kosovës nga Serbia. 5 nenet tjera kanë përfitime dypalëshe. Vetëm nenin 7, ndërlidhet me trashëgiminë nga dialogu i dekadës së kaluar. Kërkova që të bëhej ndëshkimi dhe sanksionimi i Serbisë.
E para vepra kriminale dhe terroriste është kryer në teritorin e Republikës së Kosovës, e dyta unë theksova edhe progresin demokratik dhe konomik të Kosovës dhë kërkova që të nënshkruhet marrëveshja bazë e Brukselit e 27 shkurtit që do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë zbatim. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin e marrëveshjes bazike”, tha Kurti.
