Sali Berisha tha sot se nëse plotësohen tre kërkesat e opozitës, grupi parlamentar i PD-së do të angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, ai thotë se nëse plotësohen kërkesat e deputetëve të opozitës, do të rikthehen në komisione dhe në parlament sipas rregullave.
Kërkesat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike:
-Kryetarja e Kuvendit duhet të ndërpresë ndërhyrjen në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së, të respektojë opozitën dhe të drejtat e deputetëve.
-Të lejojë më shumë se 50 deputetë të opozitës të caktojnë përfaqësuesit e tyre në komisione, pa asnjë diktim nga ana e mazhorancës. Reforma zgjedhore është çështje e qytetarëve, jo e partive politike.
-Të lejohen 45 deputetë të opozitës të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese për të kontrolluar qeverinë, ngritja e komisioneve hetimore është e drejtë kushtetuese. Është e drejtë e padiskutueshme e opozitës!”
