Situata e krijuar në Kryesinë e Kuvendit nga deputetët që mbështesin Sali Berishën, juristja Brizida Gjikondi e quan të neveritshme.
Në një intervistë në “Special Report” në ABC News, ajo theksoi se këto skena nuk u shërbejnë shqiptarëve, por vetëm interesave personale.
“Ka plasur një situatë e papritur nga grupi i deputetëve që mbështesin Berishën, që në momentin që po procedohet dhëndri i tij. Nuk do shumë mend, edhe një fëmijë e kupton lidhjen shkak-pasojë. Kemi një degradim të politikës, e cila kurrsesi nuk është për hallet e shqiptarëve. Ajo nuk ka asnjë frymë nga poshtë lart, që të pasqyrojë këtë pakënaqësi të shqiptareve, por papritur shikojmë një kakofoni dhe një skenë të neveritshme të hipjes nëpër kangjella. Flamur Noka hipën në kangjella, del nga dera dhe pastaj hipën nga dritarja. Shikojmë gjëra që janë pa sens dhe shumë të shëmtuara, Nuk mund të prekësh nervin e shqiptarëve për interesat e tua personale. Në raste se këta japin këtë lloj shembulli, farë duhet të bëjnë pjesa tjetër e shqiptarëve, ata që i kanë votuar këtë? Në rast se këta kanë pretendime se nuk po u ngrohen institucionet hetimore jo po Gaz Bardhi nuk po zgjidhet kryetar i grupit parlamentar, është Gjykata Kushtetuese, institucioni kushtetuese që sanksionon dhe vërteton drejtësinë e këtyre vendimeve që merren nga Byroja parlamentare. Nuk zgjidhen këto në këtë mënyrë, që edhe Berisha në mënyrë pezhorative i quan tarzanë deputetët e vet. Erdhe ai faktikisht tallet në mënyrë indirekt me gjithë situatën që ka precipituar”, tha Gjikondi.
