Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Deputetët i quan tarzanë”/ Gjikondi: Edhe Berisha tallet me situatën e krijuar

19:55 / November 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha te dritarja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e krijuar në Kryesinë e Kuvendit nga deputetët që mbështesin Sali Berishën, juristja Brizida Gjikondi e quan të neveritshme.

Në një intervistë në “Special Report” në ABC News, ajo theksoi se këto skena nuk u shërbejnë shqiptarëve, por vetëm interesave personale.

“Ka plasur një situatë e papritur nga grupi i deputetëve që mbështesin Berishën, që në momentin që po procedohet dhëndri i tij. Nuk do shumë mend, edhe një fëmijë e kupton lidhjen shkak-pasojë. Kemi një degradim të politikës, e cila kurrsesi nuk është për hallet e shqiptarëve. Ajo nuk ka asnjë frymë nga poshtë lart, që të pasqyrojë këtë pakënaqësi të shqiptareve, por papritur shikojmë një kakofoni dhe një skenë të neveritshme të hipjes nëpër kangjella. Flamur Noka hipën në kangjella, del nga dera dhe pastaj hipën nga dritarja. Shikojmë gjëra që janë pa sens dhe shumë të shëmtuara, Nuk mund të prekësh nervin e shqiptarëve për interesat e  tua personale. Në raste se këta japin këtë lloj shembulli, farë duhet të bëjnë pjesa tjetër e shqiptarëve, ata që i kanë votuar këtë? Në rast se këta kanë pretendime se nuk po u ngrohen institucionet hetimore jo po Gaz Bardhi nuk po zgjidhet kryetar i grupit parlamentar, është Gjykata Kushtetuese, institucioni kushtetuese që sanksionon dhe vërteton drejtësinë e këtyre vendimeve që merren nga Byroja parlamentare. Nuk zgjidhen këto në këtë mënyrë, që edhe Berisha në mënyrë pezhorative i quan tarzanë deputetët e vet. Erdhe ai faktikisht tallet në mënyrë indirekt me gjithë situatën që ka precipituar”, tha Gjikondi.

Brizida Gjikondi Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.