Opinioni publik është shokuar nga pamjet e rënda, ku në to shfaqet një vajze evogël 3-vjeçe. Majlinda Dehima është edukatorja që punon në kopshtin privat “Stinët” në zonën e Ali Demit. Në këtë kopsht, dyshohet se vajzës së vogël iu thye këmba në rrethana ende të paqarta.
Prindërit e fëmijët u njoftuan për episodin e rëndë nga një telefonatë nga kopshti, në orën 15.00 shumë pasi e mitura ishte transportuar në pediatri, më 1 nëntor. Nga kopshti i thanë se vajzën e kishte pickuar diçka dhe këmba i ishte fryrë. Duke parë gjendjen e vajzës, mjekët e sugjeruan ta çojnë në spitalin e Traumës, ku nga grafia rezultoi se thyerje në pjesën e kofshës.
Prindërit thanë në emisionin “Stop” se te Spitali i Traumës oficeri i policisë gjyqësore nuk i mori denoncim dhe askush nuk e referoi ngjarjen. Rasti tashmë u hetua fillimisht nga komisariati numër 1 dhe tashmë materialet i janë dorëzuar prokurorisë së Tiranës, por ndërkohë nuk ka asnjë të ndaluar dhe kopshti privat vijon të jetë i hapur.