Kristjan Asllani e zëvendësoi në mënyrën më perfekte Çalhanoglun në sfidën kundër Salzburgut në transfertë në Ligën e Kampioneve. Interi mori tri pikë të rëndësishme dhe ka siguruar kualifikimin për në fazën pasardhëse, kur kanë ngelur edhe dy takime për t’u luajtur në grup.
Mesfushori kuqezi u fut në lojë në minutën e 61 dhe i dha kreativitet skuadrës me lojën e tij. Në përfundim të takimit, Asllani tregoi emocionet për këtë fitore.
“Këtë vit ndihem sikur jam përmirësuar në shumë gjëra! Kjo është falë djemve që po më ndihmojnë shumë të rritem. Jam i lumtur që luajta dhe fitova! Ishte shumë e ndërlikuar, ishte një ndeshje me rendësi. I mbyllëm të gjitha hapësirat. Ata janë një ekip i fortë që vrapojnë shumë. U treguam të zotë me përulësinë tonë që sollëm fitoren në shtëpi”.
