Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

10 vite pas aksidentit, Schumacher do shfaqet në një dokumentar

22:31 / November 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
schumacer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në dhjetor bëhen 10 vite nga aksidenti tragjik që pësoi legjenda e Formula 1 Michael Schumacher.

Që prej asaj kohe, askush nuk ka asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të 7 herë kampionit të botës, pasi familja e tij ka ruajtur një privatësi totale.

Megjithatë, duket se pas 10 vitesh, tifozët e gjermanit do munden më në fund të mësojnë detaje të reja mbi të. Kjo pasi, Schumacher do të jetë fokusi i një dokumentari të ri që pritet të publikohet këtë dhjetor.

Dokumentari i ri me pesë pjesë që do të transmetohet në Gjermani dhe pritet të ofrojë detaje të reja nëntë vjet pasi u raportua se ai u zgjua nga koma e shkaktuar nga mjekësia.

Transmetuesi gjerman ARD do të prodhojë serialin e ri, dy vjet pas një dokumentari të Netflix për familjen e tyre ku protagoniste ishte gruaja e tij Corinna.

Më herët, ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt ishte i fundit që ka dhënë informacionet e fundit për legjendën e F1, teksa tha se vitin e kaluar kanë parë gara së bashku në TV.

Todt i tha gazetës italiane Corriere della Sera vitin e kaluar: “Le ta lëmë atë të qetë. Ne respektojmë dëshirat për privatësi të Corinna-s dhe fëmijëve të saj, megjithëse e dimë sigurisht që aksidenti pati pasoja. Por kushdo që thotë se di diçka, nuk di asgjë. Unë shkoj gjithmonë ta shoh atë. Ai dhe familja e tij janë familja ime.”

Aksident dokumentar scumacher
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Aksident masiv në Francë, kamioni del jashtë kontrollit dhe përplaset me 23 automjete, 37 të plagosur

08:54 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në aksin Qafë e Buallit-Klos, përplasen dy makina, humb jetën pasagjeri

17:43 / May 31, 2026

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.