Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari Biçaku: Rexhepi u largua nga Ekuadori pas përplasjes me një grup tjetër shqiptar atje

11:51 / November 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashamir bicaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Dashamir Biçaku ka komentuar arrestimin e Dritan Rexhepit si dhe  vrasjen e Arjanit Rizajt. Vrasja e këtij të fundit u bë e ditur mbrëmjen e djeshme.

Rexhepi, njihej si mbreti i arratisjeve, ndaj lajmi i arrestimit të tij, ka qenë surprizues për të gjithë ata që botën e krimit e njohin mirë.

“Dritan Rexhepi dihet që është arrestuar në vitin 2014 gjatë  operacionit të policisë ekuadoriane me emrin “Ballkan”. Pas arrestimit u dënua me rreth 10  vite burg e pas këtij dënimi ai ka lënë qelitë e burgut në vitin 2021, pas një procesi që u zhvillua atje. Duhet thënë se në 2022, pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, ai ka pasur një përplasje, ky është informacion shumë i rëndësishëm i papublikuar më parë, ai ka pasur një përplasje me një grupim të trafikut të kokainës, grupim tjetër shqiptar, po në Ekuador dhe përplasja ka qenë tepër e rrezikshme dhe vet Dritan Rexhepi është detyruar të largohet nga Ekuadori dhe të transferohet në Kolumbi”,-tha gazetari.

Biçaku ka bërë një profil të shkurtër edhe të Arjan Rizajit, i cili u ekzekutua me pistoletë pranë një spitali në Ekuador.

 Ai tha se 43-vjeçari ishte një personazh i panjohur për Ekuadorin pasi nuk kishte rekorde të mëparshme kriminale të regjistruara, por ekzekutimi i tij mund të ketë ardhur për shkak të përplasjeve për kokainën.

“Arjanit Rizaj 43-vjeç,  ky është identiteti i cili është zbuluar, se mund të ekzistojë mundësia që dokumenti që ka prezantuar në Ekuador të jetë fals. Autoritetet akuadoriane nuk kanë pasur asnjë informacion për të. Ai ka hyrë në Ekuador në rrugë tokësore, besohet të ketë hyrë nga Peruja. ai nuk njihet nga autoritet ndaj edhe vrasja e tij, sigurisht që lidhet me përplasjet për shkak të kokainës, por ende nuk ka asnjë informacion për të, pasi ai nuk ka asnjë rekord kriminal në Ekuador”, tha gazetari në Euronews.

Gazetari Biçaku, që ka qenë edhe vetë në Ekuador për raportime, ka edhe një apel për autoritetet shqiptare. “Këta policë në Guajakil (Guayaquil) të Ekuadorit, janë pjesë e trupës së ndershme të Policisë së këtij vendi. Sigurisht që krimi i organizuar aty, mes te cilëve edhe grupet shqiptarët rekruton shumë prej tyre, por më shumë se policëve të thjeshtë, trafikantët ua besojnë punët atyre që qëndrojnë lart në hierarki. Dhuna në Ekuador duhet parë dhe vlerësuar nga autoritetet shqiptare si shembull për të mos u importuar në një vend si i joni që mbetet i brishtë përballë pastrimit të parave që vijnë nga krimi organizuar dhe trafiku i drogës”, shkruan ai.

Lexo edhe: Si u “tradhtua” Dritan Rexhepi?

Lexo edhe: Publikohet foto, ky është shqiptari që u ekzekutua në Ekuador

Dritan Rexhepi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.