Motra e Adnant Jaupit, trupi i të cilit u gjet i pajetë në Xarrë, thotë se kishte folur me të 1 muaj më parë, ndërsa sqaroi se nuk e kishin denoncuar në polici, pasi kështu procedonte dhe më parë.
“Nuk e kishim shpallur të humbur. Kemi folur me të 1 muaj më parë. Ai nuk ishte bari, punonte në një fermë në Sarandë në Konsipol. Mbillte dhe kujdesej për ullinjtë, portokallet. Këtë punë mbante.
Ne e dënim që ai punonte se këtë gjë e ka bërë më përpara. I shkëpuste lidhjet për 2-3 muaj dhe më pas kontaktonte. Nuk kishim shkuar as në polici. Ishte hera e parë dje që mori policia e Sarandës, që dhanë lajmin që është gjetur I vdekur dhe kaq. Ai ishte beqar”, tha ajo.
