Ekipi kuqezi ka mbërritur këtë të enjte në Moldavi për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese të Europianit që do të luhet nesër në Kishinjev. Sot në orën 18:00 do të zhvillohet edhe stërvitja zyrtare në stadiumin e takimit dhe më herët konferenca e trajnerit Sylvinho. Shqipëria është pranë kualifikimit në finalet e Euro 2024 dhe i nevojitet 1 pikë pa patur mendjen te rezultati i sfidës Poloni-Çeki.
Postime te ngjashme
Add A Comment