Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Meta dhe Kryemadhi janë në rrjetën e SPAK-ut? Klodiana Lala jep detajet e forta: Drejt fundit…

09:52 / November 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 klodiana lala ilir meta monika kryemadhi 658
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, thotë se hetimi për dosjen CEZ-DIA është afër mbylljes sepse po mbarojnë afatet. Sipas saj, SPAK është duke parë marrëdhënien mes Ilir Metës dhe Ismailajt, ka patur udhëtime, ka patur përfitime financiare, transferta të ndërsjella. Lala tha se njerëzve të njohur të Metës u janë sekuestruar celularët dhe po ashtu edhe njërës nga bashkëpunëtoreve më të ngushta të Monika Kryemadhit, janë duke iu parë të gjitha lëvizjet në sistemin TIMS, për shkak se zonja ka patur udhëtime të shpeshta drejt Britanisë së Madhe.

“Çështja CEZ-DIA është nisur prej 15 vitesh. Është pushuar nga prokuroria e Tiranës, është rikthyer nga gjykata e Tiranës për së dyti, ka patur një komision hetimor dhe u mbyll vetëm me dënimin e Kastriot Ismailaj, që kishte një kompani dhe ishte kontraktuar nga çekët e CEZ për mbledhjen e borxheve. Rezultoi se kjo kompani nuk pati rezultat dhe sot e ka përfunduar dënimin.

Gjatë vitit 2020 pas një padie të juristit Romeo Kara, Prokuroria e Posaçme e hapi hetimin për z. Meta, ministrin e asaj kohe, që nuk është marrë direkt me procedurat, por është tamam si në rastin e z. Ahmetaj. Ka patur një dëshmi të ish-drejtorit të CEZ, që thotë se Kastriot Ismailajn ma ka sjellë dhe sugjeruar z. Ilir Meta. Ndërkohë që ka një dëshmi të Elvis Matës. SPAK tashmë nuk po merret vetëm me çështjen e firmave. SPAK është duke parë marrëdhënien mes z. Meta dhe z. Ismailaj, ka patur udhëtime, ka patur përfitime financiare, transferta të ndërsjella.

Unë kam informacion që njerëzve të njohur të Ilir Metës u janë sekuestruar celularët. Njërës nga bashkëpunëtoret më të ngushta të zonjës Kryemadhi i është sekuestruar celulari nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe janë duke u parë të gjitha lëvizjet e saj në sistemin TIMS, për shkak se zonja ka patur udhëtime të shpeshta drejt Britanisë së Madhe.

Z. Meta është pyetur dy herë dhe e dyta pasi kanë ardhur letër-porositë, qëndrimi që ka patur Meta në Pragë. Është sekuestruar edhe dosja e z. Ismailaj dhe pak para se të lirohej është marrë një dëshmi e tij e gjatë. Mendoj se kjo çështje do të marrë fund së shpejti për shkak të afateve, se kanë kaluar 3 vite nga dosja në prokurori. Aty ka dyshime për korrupsion dhe pastrim parash”,-tha Lala.

Kryemadhi Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.