Një 40-vjeçar shqiptar ka qenë shënjestra e një atentati mbrëmjen e djeshme në zonën e Accerras në Itali.
Mediat italiane raportojnë se 40-vjeçari shqiptar është qëlluar me armë zjarri ndërsa ishte duke lëvizur me biçikletë, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.
40-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
