Sali Berisha duhet të paraqitet këtë të hënë në SPAK për masat e sigurisë ndaj tij, ajo e ”detyrim paraqitjeje” dhe ”ndalimi daljes jashtë shtetit”, në çështjen Partizani, ku akuzohet për korrupsion pasiv. Ky është afati i dytë për ish-kryeministrin për t’u paraqitur para SPAK, ndërsa afati i parë ishte e hëna e parë e muajit më 6 nëntor.
Në afatin e parë, ish-kryeministri nuk e zbatoi masën “detyrim paraqitje” duke zgjedhur të mos shkonte në afatin e caktuar në zyrën e oficeres së SPAK.
Për më tepër Berisha u shfaq tek kryesia e Kuvendit me një grup deputetësh të Rithemelimit pikërisht në kohën kur duhej të ishte para drejtësisë.
