Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shpëtim Idrizi: Parlamenti nuk është vendi i kacafytjeve, por i të urtëve!

19:45 / November 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shpetim Idrizi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin “Kontrast” ka dënuar kaosin e krijuar nga Rithemelimi, veçanërisht në seancën e sotme parlamentare ku u votua projekt-buxheti dhe paketa fiskale e vitit 2024. Për Idrizin sot Rithemelimi duhet të bënte “armëpushim” që të kishte diskutime mbi buxhetin, duke e cilësuar seancën e sotme si më të rëndësishmen.

“Nëse do të komentoj pamjet, tregon sa e brishtë ose sa pak ka ecur parlamentarizmi në Shqipëri. Janë pamje që u kthehemi vazhdimisht. Buxheti nuk është si ligjet e zakonshme por përcakton jetën ekonomike sociale të të gjithë shqiptarëve. Është akti më i rëndësishëm. Pamje të tilla tregojnë sesa pak ka ecur parlamentarizmi në Shqipëri. Parlamenti nuk vendi dy palëve që kacafyten por i të urtëve që diskutojnë dhe gjejnë zgjidhje të përbashkët. Unë vetë isha përgatitur për të thënë ato që më preokupojnë në këtë buxhet. Bëhet fjalë për buxhetin e një vendi të vogël të varfër.

Parlamenti opozita padyshim duket se është në të drejtën e vetë që të protestojë apo të gjejë akte kur nuk gjen hapësirën. Për mua është gabim dhe retorika e opozitës kur thotë se nuk po na lënë të drejtën tonë për komisione. Është e drejtë e deputetëve. Nëse ne themi se do bëhemi prokurorë për të dënuar këta sigurisht që edhe pala tjetër do të reagojë.

Mendova se sot për projektbuxhetin opozita do të bënte armëpushim. Edhe ata vetë dhe ne të diskutonim të debatonim sepse sot duket se për 5 minuta të dy palët duket se e kryen detyrën e tyre.  Kurse ne i kemi fjalimet në xhep”, tha Idrizi në një bisedë me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin.

kacafytjeve parlamenti Shpetim Idrizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.