Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tymuese e zjarr në Kuvend/ Bamir Topi: Këto mendje po rrëshqasin keq e më keq, asnjë shpresë për ndryshim

19:58 / November 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Bamir Topi, duke folur për situatën e krijuar në Kuvend, u shpreh se në parlament ndodhen 2 banda, banda e pushtetit dhe banda e opozitës.

“Shohim dy banda në atë institucion që duhet të ishte i fjalës së lirë i respektimit të ligjit i komunikimit me publikun. Kemi bandën e pushtetit dhe bandën e opozitës. Diagnoza duhet treguar drejt. Në një eksperiencë të gjatë parlamentare kurrë nuk e kam parë parlamentin kështu, ndonëse ka pasur dhe ngjarje tragjike deri në plagosje, kurrë s’ka qenë kështu. Kam menduar se këto mendje do emancipoheshin por po rrëshqasin keq e më keq.”, tha Topi.

Sipas tij, salla e Parlamentit nuk ofron asnjë shpresë se gjërat do të ndryshojnë.

“Kjo situatë do zgjasë aq kohë sa e keqja është brenda. Duke vazhduar metaforën e diagnozës agjenti mikrobik viral për të mos thënë një sëmundje më të rëndë të pashërueshme, është brenda. Ajo sallë nuk ofron asnjë shpresë se gjërat do të ndryshojnë. Kur e bëj këtë koment nuk kam parasysh përbërjen e të gjithë deputetëve sepse nuk janë futur të gjithë me një thes. Edhe pjesëtarët e bandave klasifikohen si njerëz në vijën e parë. Aty është një e keqe e madhe që më bën të rikthehen në atë situatë që e kam kundërshtuar në 2008.”

Bamir Topi kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh Grupin Parlamentar: “Tre plagë ushqejnë njëra-tjetrën”, nga shteti labirint te mungesa e meritokracisë

10:28 / September 3, 2026

Rama prezanton “Pasqyra Albania”: Qytetari do të kontrollojë qeverinë përmes dokumenteve dhe të dhënave

10:26 / September 3, 2026

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.