Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

“Broja pjesë e skuadrës shqiptare për Euro 2024?”, përgjigjet trajneri Silvinjo: Kombëtarja është e hapur…

23:00 / November 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
silvinjo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo thotë skuadra shqiptare e futbollit ka harxhuar shumë energji me Moldavinë teksa u shpreh se ata kanë bërë një garë të fortë duke dhënë shumë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, trajneri Silvinjo thotë se Armando Broja dhe shumë të tjerë do të jenë pjesë e skuadrës që do të na përfaqësojë në Euro 2024, por thotë se futbollisti ka pësuar një incident të vështirë, ndaj dhe i duhen 2-3 muaj qetësi.

Silvinjo: Ne kemi konsumuar shumë energji me Moldavinë dhe kur menduam se fituam dhe nuk ishte e thjeshtë. Festuam shumë. Koka e futbollistit… Jemi qenie njerëzore. Ju e keni parë festën që u organizua.

Blendi Fevziu: Mungonte një gol…

Silvinjo: Nuk mungonte asgjë. Për ta mbyllur mund ta kishim bërë, por nuk është e thjeshtë të menaxhosh kokën e futbollistit. Ne ishim aty në “count down”… 1-0, mbaron, mbaron. Mos të harrojmë se kjo është hera e dytë që shkojmë në Europian. Unë kam fjetur 2-3 orë. Kemi bërë një garë të fortë, por kemi dhënë shumë.

Blendi Fevziu: Formacionin e ndryshuar në ndeshjen me Ishujt Faroe, a ke bërë për t’i dhënë mundësi lojtarëve të rinj?

Silvinjo: Ne kemi 2 gara, në Mars dhe 1 garë, ndoshta 2, para se të shkojmë në Evropian. Për një Kombëtare nuk ka kohë. Çdo 15 minuta për lojtar vlen një jetë.

Blendi Fevziu: Ky do të jetë grupi që do të jetë në Evropian?

SIlvinjo: Grupi është ky, 80 apo 90 për qind… Ka edhe disa muaj, duhet të presim.

Blendi Fevziu: Po Armando Broja, a do të jetë pjesë e skuadrës?

Silvinjo: Broja dhe shumë të tjerë, Kombëtarja është e hapur për ato. Është lojtar i veçantë, ka pësuar incident të fortë. Ai duhet të ketë 2-3 muaj të qetë që të rifutet në lojë.  

Blendi Fevziu: A keni folur me të, a është ai gati për të ju bashkuar skuadrës?

Silvinjo: Sigurisht, jam shumë i sigurtë.

Broja kombetarja silvinjo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun, Kombëtarja nis përgatitjet e saj

21:40 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.