Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flakët në Kuvend, Braçe: Vërini fre sharlatanëve si Spaho që lëpijnë Berishën. Na keni rrezikuar jetën

11:32 / November 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1700648179 brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zv/kryeministri, deputeti i PS Erion Barçe është përfshirë në debat me deputetin e Rithemelimit, Edmond Spaho në Komisionin e Ekonomisë. Spaho tha se Kuvendi ka miratuar për 5 minuta buxhetin, ndërsa paralajmëroi sërish kaos në Kuvend. Nga ana e tij, Braçe tha se ndezja e flakëve është një ngjarje kriminale, ndërsa shtoi edhe se Kuvendi duhej ta kishte kallëzuar. Sipas tij, flaka ka rrezikuar jo vetëm jetën e 140 deputetëve, po edhe jetën institucionale dhe kushtetuese.

Pjesë nga debati

Edmond Spaho: Pas ngjarjes së ditës së hënë kur u miratua buxheti në 5 minuta në kushtet e një reagimi të fortë të opozitës për sjelljen e mazhorancës. Dua t’iu kujtoj reagimet e trupit diplomatik të SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe BE kanë tërhequr vëmendjen për dialog mazhorancë-opozitë. Ne po kërkojmë prej kohësh që parlamenti të kthehet në normalitet, dhe të pranohet kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore si dhe për komisionin e reformës zgjedhore. Duhet t’i jepni fund qëndrimit kokëfortë dhe t’i ktheheni dialogut në kuvend.

Erion Braçe: Nga data 1 nëntor e në vijim, kemi diskutuar. Buxheti nuk është miratuar në 5 minuta, ka ndodhur vetëm votimi. Ajo që ka ndodhur është që buxheti ka që në 1 nëntor që është shqyrtuar në komisionin e ekonomisë, është bërë prezantimi, diskutimi, pyetje-përgjigje. Janë 13 seanca në vetëm 20 ditë që janë zhvilluar nga Komisioni i Ekonomisë. Kemi marrë edhe sqarime të domosdoshme edhe me shkrim jo vetëm me gojë. Këtij komisioni nuk i ka munguar asnjë shifër, që është kërkuar. Buxheti nuk është miratuar ende, sepse diskutimi nen për nen vlen për të materializuar ndryshime, deri në 7 dhjetor kemi diskutime deri tek miratimi. Kush e ka pasur mendjen tek sherri, po për ata buxheti u miratua në 5 minuta. Ne të hapur kemi qenë për të gjithë.

Spaho: Nëse nuk ndryshoni do përballemi me po të njëjtën sjellje që keni parë.

Braçe: Zotëria e ka bërë baltë në këtë komision me fyerje të drejtpërdrejta të anëtarëve. Ky tipi ka vënë dorë edhe mbi gratë e kuvendit. Këtij sharlatani dhe çdo sharlatani tjetër që është në Kuvend për ti lëpirë fytyrën Berishës duhet ti vini fre. Pecetat higjieno-sanitare për burra si puna e këtij do i japin falas.

braçe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.