Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Buxheti, tepsia e pushtetarëve

20:10 / November 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Buxheti i shqiptarëve, tepsia e pushtetit” është motoja e opozitës në takimet e saj me ekspertët, në mungesë të debateve në Parlament.

Në takimin e fokusuar në dy fushat kryesore si shëndetësia dhe arsimi, lideri i “Rithemelimit” Sali Berisha tha se buxheti i ri shënon një rënie dhe se 2/5 e fondeve shkojnë sipas tij, për aferat kriminale si sterilizimi, shërbim që kushton katër herë më shtrenjtë se në Gjermani.

“Megjithë vendimet që ka marrë gjoja gjykata, vazhdon njëlloj të gllabërojë paratë e buxhetit vetëm e vetëm se është ndërmarrje e Edi Ramës. Ju garantoj ju dhe shqiptarët se Ilir Beqaj, e asnjë Ilir Beqaj tjetër cilido që të jetë ai, nuk do të guxonte kurrë të firmoste një marrëveshje të tillë.  Pra sado që Beqaj është një hajdut parekselancë, sipërmarrësi numër 1 i kësaj afere që i shkon vendit deri tani 79 milionë Euro, pra i shkon mbi 150 milionë Euro është direkt Edi Rama. Edhe njëherë ju them nuk ka ministër, zv/kryeministër që mund të firmosë një marrëveshje të tillë. Atë e firmos vetëm në emër të kryeministrit”.

Një tjetër aferë që ky buxhet mbështet sipas Berishës është edhe check up-i.

“Shqiptarët detyrohen të bëjnë analizat ku munden, dhe me çmime, ju garantoj unë, këtu në Shqipëri analizat kanë çmimin 3-4 herë më të larta se në Gjermani. Çmime stratosferike. Pra një sektor kaq jetik është në shkatërrim e sipër. Me një buxhet që nga 5% që ishte premtuar katandiset në 1.3 %. Ndaj dhe buxheti për shëndetësinë, në fakt është një buxhet vjedhje, ndëshkimi, gjobe dhe ndëshkimi për qytetarët. Me këtë buxhet nuk garantohen shërbimet jetike, siç janë operacionet, analizat e domosdoshme në sektorin publik për qytetarin shqiptar”.

Berisha u ndal edhe fondet për arsimin, duke u shprehur se de fakto ky buxhet është ai rrënimit universiteteve. Sipas tij, universitetet po reduktohen në nivelin e shkollave të mesme.

Berisha pushtetareve tepsia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndryshe nga Serbia, protesta këtu tallava”/ Minxhozi: Askush nuk identifikohet dhe të thotë çfarë kërkesash ka

20:59 / October 26, 2026

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit

20:19 / October 26, 2026

Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria

19:14 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.