Këtë të enjte, në orën 11:00 pritet të mblidhet konferenca e kryetarëve në kryesinë e Kuvendit. Mësohet se në rendin e ditës janë shqyrtimi i draftprogramit dhe draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor.
Në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika.
“Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, i depozituar nga Këshilli i Ministrave në datën 17 nëntor. Pas shqyrtimit në komisionet parlamentare, pritet që votimi në seancë plenare për marrëveshjen me Italinë të bëhet në 21 dhjetor.
