Policia ka shkatërruar grupin kriminal, ku bën pjesë ish-zv drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefi i policisë Dedan Gjoni dhe dy të tjerë, ndërsa në kërkim janë Erlabi Breçani dhe 6 të tjerë.
Nga zbërthimet e përgjimeve në ”SkyECC”, grupi akuzohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE. Madje, vetë Erzen Breçani ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të të birit.
Nga përgjimet është dokumentuar edhe tentativa për të trafikuar 69 kilogram kokainë, por droga është kapur më datë 18.02.2021 në portin detar të Santos. Kokaina ishte fshehur në motorin frigoriferik të një kontenieri, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar, me destinacion Portin e Valencias, në Spanjë.
Përgjimet
Ismail Zeneli-(D**P); Nji gjë mos mu hap shume nga Brazili se ti e di mire atje Jan shume me vështirë hypja kupton. Me mire me pasqyra edhe me syt ose dyshemet me i sigurt nga ECU…
D**p –Daje, Vetëm pasqyra than…
Ismail Zeneli; BRASILI nuk esht i leht….
D**P–Se dyshemet kapen, Pa merak se e bejn ne kompani me than…
Ismail Zeneli -Mire beje…
D**P–Hapag final…
Ismail Zeneli -Pa merak nga ana ime…
D**P–Dyshemenë se saldojnë mirë tha…
Ismail Zeneli –Probleme esht atje daku kupton…
“D***P–Syt i vjedhin nuk dum probleme me Syt. Pasqyren skan si e vjedhin…
Ismail Zeneli –Po mire, Po me ket 342 do ngarkosh sot….
D**p–Per sot, Po presim do iki ti takoj me von. Malli esht gati. Vetem kutin tranzit presin, Me trasport, Nga jasht do e bejn…
Ismail Zeneli –Daje aty mundohu, Me bere qmos…
D**P. O daje ktu rri I qetë, se unë nuk iki nga ktu unë pa nis 3-4 punë. Rri I qetë për ktu. Se ktu 1 kam gati tani unë gjanat. Vetëm po presim tna dali kutia e ktij përpara se kemi lënë me bo ktë me canta përpara. Javët tjetër e kam të sigurt punën me dyshemi, se nuk i bëjmë dot të dya se nuk arrim dot me I bo……. E kemi bo porosinë e kutisë dhe cdo gjo, për javës tjetër…
Eralbi Brecani –Si ja kaluat…
Zeneli:–Po mire…
Besmir Murati–Okay plak…
D**p–Presim ishalla shko edhe kjo ne kompani edhe ska ndodh gjo…
Eralbi Breçani: Me qetesi pun te mbar….”
