Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani, teksa fliste për fillimet e karrierës së tij, nuk iu shpëtoi pyetjeve për jetën private.
Teksa ishte i ftuar sot në “Wake UP”, Asani u pyet drejtpërdrejt nga moderatorja Enxhi Nasufi se kur do të kemi një dasmë prej tij.
“Jam gati për martesë. Duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak”, tha futbollisti.