Duket se Meta është duke kryer vizitën më të vështirë të detyrës së tij si President i Republikës së Shqipërisë ku i duhet të rreshtohet me diktatorët e Afrikës dhe Azisë Qendrore, të cilët po marrin pjesë në inagurimin e një xhamie të madhe në Stamboll me ftesë të Presidentit të Turqisë, Erdogan.
Meta është i pranishëm në aktivitet sëbashku me presidentët e Guinesë, Senegalit, Ccadit, Libisë, Afganistanit si edhe të disa shteteve të Azisë Qendrore, të cilët njihen për regjimet e atyre autoritare.
Duket se këtu edhe ka zanafillën edhe hezitimi i Zyrës së Shtypit të Presidentit Meta për të bërë një njoftim të mirëfilltë zyrtar për këtë vizitë pasi lista e atyre që ndodhen në krah të Metës nuk është se e bën shumë krenar Presidentin e Shqipërisë.
Sikleti i Presidentit për praninë në këtë event, të cilin edhe nuk mund ta refuzonte duket edhe nga fotot.
Kjo listë vjen në një kohë kur Erdogan është thuajse i izoluar nga Bashkimi Europian dhe SHBA-të për shkak të problemeve me demokracinë në vend si edhe afrimin e madhe me Putinin.

