Nuk ishin brilant, por Bayern Munich vijon ecurinë e shkëlqyer në Bundesligë, ku përballë Këln siguruan fitoren e 10 në 12 ndeshje.
Trajneri Thomas Tuchel i falet sërish Harry Kane, është ai lideri absolut i këtij ekipi, një investim 100 milionësh, por që po justifikon çdo cent. Në çdo gol që shënon, “bomberi” anglez vendos një rekord të ri, kundër Këln, Harry Kane realizoi golin e tij të 18 në Bundesligë, 18 gola në 12 ndeshje janë një rekord absolut duke kaluar në këtë mënyrë edhe legjendën Gerd Myler, i cili në po kaq ndeshje kishte realizuar 17 gola.
