Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

”Alpe të pastra”, mbi 10 mijë bimë narkotike në fshatrat e Shkodrës. Të arrestuar dhe gjashtë në kërkim

10:28 / November 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis 770x407 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 10 mijë bimë narkotike janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zona e thella malore të fshatrave Kir dhe Pult. Operacioni “Alpe të Pastra” përfundoi me arrestimin e shtetasve, Arben Shpati, Pavlin Shpati, Aurel Fejzo, Dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve Gjovalin Shpati, Artan Shpati, Aleksander Shpati, Fatmir Shpati, Mhill Shpati, Aleksander Rrasa.

Njoftimi:

Shkodër/Hetime proaktive të thelluara dhe veprime policore intensive, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, të asgjësuara në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”.

Kishin kultivuar 10 274 bimë narkotike kanabis, në fshatrat Kir dhe Pult, të cilat u asgjësuan nga Policia, në muajin gusht, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”, kapen dhe ndalohen 3 shtetas, vijon puna për kapjen e 6 të tjerëve.

Këta 9 shtetas, të cilët vepronin si grup kriminal në fushën e narkotikëve, dyshohet të kenë kultivuar bimë narkotike edhe në zona të tjera të Malësisë së Shkodrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat hetimeve disamujore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të 10 274 bimëve narkotike, në fshatrat Kir dhe Pult, që janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, në muajin gusht 2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”.

Si rezultat, janë kapur dhe ndaluar 3 prej autorëve të dyshuar, shtetasit: A. Sh., 34 vjeç dhe P. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhaj; A. F., 23 vjeç, banues në Gramsh.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: Gj. Sh., 37 vjeç, A. Sh., 30 vjeç, A. Sh., 34 vjeç, F. Sh., 34 vjeç, M. Sh., 31 vjeç dhe A. Rr., 23 vjeç, banues në fshatrat Bardhaj dhe Grude e Re.

Këta shtetas kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupi kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike nga këta shtetas, në zonën e Dukagjinit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.