Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Epoka e Rejas dhe Sylvinhos” dhe “pengu” për Gjimshitin, De Biasi i thotë të gjitha

14:27 / November 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
De Biazi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gianni De Biasi ka komentuar arritjen e ëndrrës europiane për herë të dytë të djemve kuqezi. Në një intervistë për “Euronews Albania” ish-trajneri i Kombëtares shqiptare është shprehur se që nga viti 2016 deri më sot, kanë kaluar 7 vite dhe secili prej futbollistëve kanë fituar më tepër eksperiencë.

Gjithashtu, ai ka treguar ndër të tjera se i vjen keq që nuk e përfshiu Berat Gjimshitin në listën e Kombëtares së vitit 2016.

“Nga 2016 deri sot kanë kaluar 7 vjet, secili lojtar ka marrë shumë eksperiencë. Isha unë që e sinjalizova të shkonte te Atalanta. Më vjen keq që e lashë jashtë në 2016, por nuk kishte luajtur shumë. Miku im që ishte drejtor i Atalantës, tha nëse nuk e vendosni në lojë si do ta merrni. Por pati debat në Europian. U përpoqa të merrja ata që ishin më mirë dhe kishin luajtur më shumë në ndeshjet më përpara.

Duhet të kemi parasysh se Gjimshiti sot ka 29 vjeç, atëherë ishte vetëm 22. Djalë i ri me eksperiencë. Në Itali kishte shkuar si fillestar. Sot është lojtar i afirmuar që ka treguar cilësitë e tij. Ta krahasosh me 7 vite më parë është diçka komplet tjetër”, u shpreh De Biasi.

Ndër të tjera, Gianni De Biasi komentoi dhe thashethemet që po qarkullojnë së fundmi nëpër media, se tekniku italian do të marrë në dorë Kombëtaren e Kosovës. Ai u shpreh se është i hapur duke thënë se kanë numrin e tij dhe do të jetë i nderuar po të bëjë të njëjtat gjëra si me Shqipërinë.

“Duke qenë se Presidenti i Federatës e di numrin tim të telefonit sepse në të kaluarën kemi kontaktuar shpesh, do isha i nderuar të bëja të njëjtat gjëra si me Shqipërinë. Kosova ka shumë cilësi dhe besoj janë kushtet për të punuar mirë. Gjithçka varet dhe nga fakti i përbërjes së grupit. Duhet ngritja e një grupi kompakt, arritja e objektivave është e mundur”, u shpreh De Biasi, duke theksuar më tej se deri tani nuk ka pasur kontakt me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

De Biasi Gjimshitin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.