Një ditë pas aksidentit të rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, policia ka vënë në pranga shoferin e njërit prej mjeteve, ku ndodhej pasagjere e ndjera F. Braho, 65 vjece.
Sipas policisë është arrestuar F.H.,27 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja F.B., 65 vjeçe, banuese në Korçë, si dhe janë dëmtuar dhe dy shtetas të tjerë, jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjer në mjetin “Toyota”.
Lexo edhe- Aksident rrugor në Peqin, një i vdekur dhe dy të plagosur
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
