Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kolosi i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Mirush Kabashi zë i fortë i çështjes kombëtare

08:52 / December 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mirush kabashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas mesnate vendi humbi Mirush Kabashin, kolosin e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, fituesi i “Sfinksit të Artë” mes aktorëve nga e gjithë bota me interpretimin e “Apologjisë së Sokratit”. Kabashi ka gdhendur dhjetëra karaktere të papërsëritshëm në ekran e teatër, një galerie personazhesh që kujtohen dhe janë pjesë e të folurës së përditshme përmes batutave të tyre. Aktivist i shumë kauzave sociale, zë i fortë i çështjes kombëtare.

Do të kujtohet gjithnjë për artin e tij dhe gjithccka dha në shërbim të tij dhe shoqërisë. Do të kujtohet edhe me shprehjen e tij “Trupin ç’e do, shpirti ka vlerë.”. Dy vite më parë u përball në qershor të vitit 2021 me lajmet e rreme që qarkulluan për vdekjen e tij dhe nuk ishte rasti i vetëm. Edhe këto lajme të rreme i trajtoi me elegancë, qytetari duke e pranuar ikjen si një ngjarje jete që një ditë vjen për këdo dhe duke tërhequr vëmendjen për më shumë kujdes, verifikim të informacionit.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Artisti shqiptar me origjinë nga Gjakova la pas një trashëgimi të pasur artistike, si aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma. Ndër rolet e tij të larmishme, më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Po ashtu, ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. Jo vetëm kaq, ai është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Që nga viti 2014 mban titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa më parë kishte fituar titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Dy vite më parë u përball në qershor të vitit 2021 me lajmet e rreme që qarkulluan për vdekjen e tij dhe nuk ishte rasti i vetëm. Edhe këto lajme të rreme i trajtoi me elegancë, qytetari duke e pranuar ikjen si një ngjarje jete që një ditë vjen për këdo dhe duke tërhequr vëmendjen për më shumë kujdes, verifikim të informacionit.

Filmografia

  • Kronikë provinciale (2009)
  • Ne dhe Lenini (2008)
  • Nata (1998)
  • Edhe ashtu, edhe kështu (1989)
  • Binarët (film) (1987)
  • Telefoni i një mëngjesi (1987)
  • Zëvendësi i grave (1987)
  • Nxënësit e klasës sime (1984)
  • Kohë e largët (1983)
  • Dora e ngrohtë (1983)
  • Shoqja nga fshati (1980)
  • Një ndodhi në port (1980)
  • Gëzhoja e Vjetër (1980)
  • Radiostacioni (1979)
  • Koncert në vitin 1936 (1978)
  • Zani partizani (1976)
  • Emblema e dikurshme (1976).

Lexoni edhe https://tirananews.al/shuhet-mirush-kabashi-ilir-meta-pikellim-i-madh-ikona-me-e-dashur-e-skenes-dhe-ekranit-shqiptar/

Lexoni edhe https://tirananews.al/shuhet-mirush-kabashi-shpetim-saraci-mik-i-mrekullueshem-na-idhnove-jo-pak-lamtumire-eskili-shqiptar/

Lexoni edhe https://tirananews.al/shuhet-mirush-kabashi-erion-veliaj-aktor-i-madh-i-skenes-interpretues-i-rralle-i-poezise/

Lexoni edhe https://tirananews.al/shuhet-mirush-kabashi-basha-virtuozizmi-i-tij-do-mbetet-trashegimi-artistike-e-lene-nder-breza/

Lexoni edhe https://tirananews.al/video-monologu-i-dinjitetit-nga-mirush-kabashi-qe-me-shume-se-kurre-tregon-ku-jemi-si-shoqeri/

Lexoni edhe https://tirananews.al/aktorja-e-njohur-e-prekur-kujton-takimin-e-fundit-me-mirush-kabashin/

Lexoni edhe https://tirananews.al/shuhet-mirush-kabashi-presidenti-bajram-begaj-lamtumire-nder-i-kombit-ngriti-peshe-sallat-kudo-performoi/

Lexoni edhe https://tirananews.al/shuhet-mirush-kabashi-rama-lamtumire/

Mirush Kabashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.