Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur regjistrimet për edicionin e ri të kursit për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A. Drejtoria Teknike e FSHF-së fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për kursin, që do të nisë më 15 janar 2024.
Kursi i trajnerëve për licencën UEFA A është në përputhje me Konventën e Trajningut të UEFA-s, që parashikon njohjen reciproke nga të gjitha federatat evropiane të titujve UEFA B, UEFA A, UEFA PRO dhe Goalkeeper UEFA-B.
Duke filluar nga 15 janari i vitit të ardhshëm kursi do të zhvillohet në Tiranë (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamëz) dhe do të jetë i ndarë në 6 periudha të ndryshme, nga muaji janar në muajin maj të vitit 2024, më konkretisht 15 – 20 janar, 12-17 shkurt, 11-16 mars, 08-13 prill, 01-11 maj dhe 27-31 maj.
Për t’u regjistruar, të gjithë kandidatët duhet të plotesojnë kriterin/ kërkesat e mëposhtme:
Të kenë përfunduar Kursin UEFA B;
Të kenë një vit diferencë nga kryerja e kursit UEFA B;
Angazhimi si trajner në një klub ose Akademi me nivelin e licencës UEFA B (Përcaktimi i periudhës së angazhuar si trajner);
Fotokopje e ID ose e Pasaportës;
Fotokopje e Licencës Uefa-B;
CV e plotë
