Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Frymë largimi në 8 Dhjetor, të rinjtë para dyerve të ambasadave. Presim që të ikin edhe pa kthim

13:50 / December 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1702038418xgr 999
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, të rinjtë shqiptarë vijojnë të qëndrojnë para dyerve të ambasadave për të ikur shpesh edhe pa kthim nga Shqipëria. “Rrotullohemi ku të duam dhe shkojmë sërish te të njëjtat arsye. Tek punësimi, niveli i jetesës, pagat më të larta. të gjitha këto. Është çështje ekonomike domethënë. Nuk është dëshira që largohemi nga vendi. Jemi të detyruar”.

Në pritje të publikimit të gjetjeve të Cens-it, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vetëm në tetë vitet e fundit, numri i të rinjve deri në 24 vjeç është pakësuar me 206 mijë. Sot protestohet. Po aq paqësisht, madje në heshtje. Thuajse për të njëjtat arsye si 33 vite më parë, por në tjetër formë. Të rinjtë po e shprehin zhgënjimin duke braktisur shtëpitë e tyre. Largimi në masë dhe i vijueshëm i të rinjve ka bërë që mosha mesatare në vend të rritet, duke u rritur me 3.8 vite vetëm në harkun e viteve 2015-2023.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në mesazhin e tij thekson se 570 mijë të rinj janë larguar nga vendi. Ai thotë se drama e madhe e shpopullimit duhet të marrë fund dhe që rinia të marrë në dorë fatet e veta për të ndëshkuar modelin korruptiv dhe kriminal të kësaj qeverie. Kurse Sali Berisha deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama e ka zhbërë 8 dhjetorin, duke vendosur atë që e quajti “diktaturë bande”.

Lexoni edhe https://tirananews.al/mbi-500-mije-te-rinj-jane-larguar-thirrja-nga-tabaku-te-ndalet-hemorragjia-qe-po-plak-shqiperine/

Lexoni edhe https://tirananews.al/dita-kombetare-e-rinise-sali-berisha-rama-zhberi-8-dhjetorin-dhe-vendosi-narkokraturen/

Lexoni edhe https://tirananews.al/homazh-per-studentet-e-dhjetorit-90/

Lexoni edhe https://tirananews.al/8-dhjetori-ambasada-e-shba-qendrojme-me-krenari-krah-shqiperise-ne-rrugen-e-saj-drejt-be/

Lexoni edhe https://tirananews.al/nga-dhjetori-ne-dhjetor/

rinia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.