Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriun, Talat Xhaferi ka folur për zgjedhjet, ku është shprehur se me ose pa LSDM apo pa OBRM-PDUKM, nuk do të ketë qeveri pa shqiptarët.
“S’ka qeveri pa shqiptarët. Me LSDM apo me OBRM-PDUKM?! Ajo është çështje e partive politike”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, ai është shprehur i bindur se OBRM-PDUKM-ja do pranojë çështjen e kryeministrit shqiptar, pasi kujtoi se në 2013 kjo parti pranoi që Xhaferi të jetë ministër i Mbrojtjes.
Por ai nuk e përjashton mundësinë që qeveria e radhës teknike të jetë pa OBRM-PDUKM-në.