Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Nuk pati asnjë takim”, Departamenti amerikan i Drejtësisë përgënjeshtron Berishën për takimin me zv.prokurorin Blanche: I kërkuan një foto në hollin e hotelit!

19:57 / October 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba saliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha e paraqiti si një takim të rëndësishëm për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fotografinë e realizuar në Dallas me zëvendësprokurorin e Përgjithshëm amerikan, Todd Blanche, dhe prokurorin e asociuar të Përgjithshëm, Stanley Woodward. Por Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka përgënjeshtruar Berishën, përmes një përgjigje për revistën amerikane Mother Jones,ku një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë sqaron se bëhej fjalë për një foto dhe asnjë takim.

“Nuk pati asnjë takim. I ftuari i hotelit iu afrua Prokurorit të Përgjithshëm në holl dhe Prokurori i Përgjithshëm pranoi, siç bën shpesh, të pozonte për një fotografi”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit.

Fotografia iu realizua gjatë konventës së republikanëve në Dallas, ku Berisha mori pjesë së bashku me Fatmir Mediun. Më pas, kreu i PD-së e paraqiti kontaktin me Blanche dhe Woodward si një takim me shumë rëndësi për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit në vitin 2021, gjatë administratës Biden, për përfshirje në korrupsion madhor. Ai i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar vendimin të motivuar politikisht.

Udhëtimi i tij shtatëditore në SHBA, nga 4 deri më 12 shtator 2026, ishte i pari për kreun demokrat pas gati 14 vitesh. Gjatë qëndrimit në Amerikë, ai u përpoq të kapitalizojë politikisht takime e fotografi të shumta për të bindur shqiptarët se i ishte hequr ndalimi i hyrjes në territorin amerikan, por DASH e bëri të qartë se ishte një përjashtim nga kufizimi i udhëtimit dhe jo një anullim i non-gratës. 

amerikan Berishen departamenti drejtesise takimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në Itali/ Tubuesit vërshojnë në rrugë e sheshe, përplasje me policinë dhe 8 të arrestuar

21:19 / October 30, 2026

Samiti i G20 në Atlanta/ Rubio dhe Lavrov në të njëjtën tryezë, evropianët refuzojnë foton familjare

20:20 / October 30, 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët në Kosovë sërisht në protestë

11:15 / October 30, 2026

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

22:57 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.