Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit po zhvillohet seanca për 4 të miturit, të cilët në maj të këtij viti vranë me thikë 15-vjeçarin Fatjon Bici. Katër të miturit akuzohen për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese të kryer në bashkëpunim”, si dhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë” e të miturit M.L.
Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi dhe Orgito Carçiu, përfaqësohen nga avokatë kryesisht të caktuar nga gjykata. Të miturit e akuzuar për vrasjen e kryer në bashkëpunim në muajin korrik i kanë kërkuar Gjykatës ndryshim të masës së sigurisë, nga masa burgim në masa lehtësuese, por Gjykata e ka rrëzuar kërkesën e tyre deri në përfundimin e plotë të hetimeve.
Vrasja në fjalë ndodhi pranë shkollës ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale.
