98% e hoteleve, bujtinave dhe shtëpive pritëse në Korçë janë të rezervuara nga data 23 deri në datën 25 dhjetor. Edhe në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës, këto data janë 100% plot, çka tregon se Korça dhe fshatrat turistike mbeten më të kërkuarit.
Operatorët turistike Korçë, Dardhë e Voskopojë bëjnë të ditur se edhe për datat 30, 31 dhe 1 Janar janë të rezervuara masivisht.
2023 ka sjellë për Korçën dhe një rrritje të kapaciteteve akomoduese edhe në fshatin turistik Boboshticë si dhe Pazarin e Vjetër të Korçës.