Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Lajm i keq për Tiranën, Florent Hasani mbyll vitin. Sulmuesi humbet sfidat ndaj Vllaznisë dhe Egnatias

20:15 / December 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hasani1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana do të luajë në dy sfidat e mbetura pa sulmuesin kryesor të saj, Florent Hasanin. Futbollisti ka shënuar në dy sfidat e fundit, i ka dhënë skuadrës 14 pikë me golat e tij, por nuk do të rrezikojë për të qenë në fushë, pasi ka disa fije të ligamentit të këputura dhe stafi mjekësor nuk do të rrezikojë për ta futur në fushë.

Në këto kushte në vend të tij do të luajë Kaina. Klubi kërkon ta shesë në janar lojtarin dhe aktivizimi në këto dy sfida do të ishte thjesht “bixhoz” me shëndetin.

DOKA – Mbrojtësi do të bashkohet sot me skuadrën. Lojtari u ça në buzë gjatë sfidës me Laçin dhe nuk ka qenë në stërvitje, por sot do të bashkohet me grupin. Lojtari ka qenë me antibiotikë dhe ndoshta nuk do të luajë në sfidën e radhës. Në vendin e tij do të luajë Haxhiu. Abazaj do të jetë i gatshëm për sfidën me Vllazninë, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës.

PATRIK – Problemi tjetër i Tiranës është Patrik. Sulmuesi ka humbur dy muaj të tjerë, ndërkohë që mendohet për operacion. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, por Patrik minimalisht ka humbur dhjetorin.

STËRVITJA – Me skuadrën do të jetë i pranishëm këtë herë edhe Florjan Përgjoni që shleu katër kartonët, ndërsa për këtë sfidë nuk ka asnjë të dënuar. Me grupin e plotë, Ahmataj pritet të luajë me Abdullahun, Haxhiun, Najdovskin, Hoxhallarin, Përgjonin, Metën, Deliun dhe një ngadyshja Lushkja-Jonuzi. Duke përjashtuar ndonjë surprizë treshja Latifi-Kaina e Abazaj nisin ndeshjen nga minuta e parë. Fitorja e Julian Ahmatajt në këtë aventurë me Tiranën ishte pikërisht sfida mes bardhebluve dhe kuqebluve në Kukës. Tirana vazhdon të jetë e treta në renditjen e Superiores.

image 26

sfidat sulmuesi tiranen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.