Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

West Ham fiton ndaj Wolves, Aston Villa përmbys gjithçka ndaj Brentford

18:30 / December 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 17 174906
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Priteshin fitore të favoritëve dhe ato erdhën. Kanë përfunduar kështu 3 sfidat e para, të kësaj të diele, të vlefshme për javën e 17-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku nuk kanë munguar spektakli dhe duelet e luftuara.

Kështu, në “Emirates Stadium”, “Topçinjtë” e Arsenal kanë arritur të sigurojnë fitoren e radhës, në kampionat, kësaj here ndaj “pulëbardhave” të Brighton, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e pastër, 2 me 0, pas golave të Gabriel Jesus e Kai Havertz, në minutat 53’ e 87’ të sfidës.

Në “Brentford Community Stadium”, skuadra e Aston Villa ka përmbysur gjithçka duke mundur vendasit e Brentford, me këta të fundit, që morën avantazhin, në minutën e 45’-të të pjesës së parë, pas golit të Lewis-Potter. Djemët e Unai Emery përfituan nga dalja me kartonin e kuq e mbrojtësi Ben Mee dhe me 10 lojtarë, Alex Moreno e Ollie Watkins e patën tepër të lehtë për të ndëshkuar “Grerëzat”, në minutat 77’ e 85’, për të vijuar kështu ecurinë pozitive në Premier League.

Ndërkaq, në përballjen e fundit të mesditë, “Çekanët” e West Ham kanë vazhduar serinë e fitoreve radhazi, në “London Stadium”, teksa kanë mundur me rezultatin e pastër 3 me 0, “Ujqërit” e Wolves. Një dopietë e Mohamed Kudus, në minutat 22’ e 32’, si dhe goli i Jarred Bowen, në minutën e 74’-rt mjaftuan për fitoren e djemve të David Moyes, ku duhet theksuar se performancë fantastike zhvilloi edhe “fantazisti” brazilian, Lucas Paqueta, me 3 asistime.

Përsa i pëket pikëve, në tabelën e Premier League, skuadra e Arsenal mbetet në vendin e parë me 39 pikë dhe menjëherë pas tyre vjen Aston Villa, me vetëm 1 pikë më pak. Në vendin e 7-të pozicionohet “Çekanët” e West Ham, ndërsa Brighton, Brentford e Wolves janë renditur në vendet 9, 12 e 13, me respektivisht 26, 19 e 19 pikë. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.