Nëntë pika janë për t’u shqyrtuar sot në seancën plenare, nga të cilat, dy janë më të rëndësishmet për mazhorancën parlamentare.
Në pikën 3 sot do të bëhet shqyrtimi i kërkesës nr.prot. 3822, datë 12.12.2023, “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit z. Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”. Për këtë pikë do të votohet me shumicë të thjeshtë, sipas neneve 73 të Kushtetutës dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores.
Lexo edhe :
Related Posts
Po ashtu, pika me rëndësi për PS është projekligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891/2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.
Këtë të enjte parlamenti pritet të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, pas miratimit që mori në Këshillin e Mandatave ditën e hënë. Në të njëjtën kohë edhe opozita ka paralajmëruar protestë, e cila sipas demokratëve është vazhdim i mosbindjes civile në Parlament.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2023/12/auto_Screenshot_91703144459.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2023/12/auto_Screenshot_101703144460.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2023/12/auto_Screenshot_111703144462-877x1024.jpg)