Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Sociologu ngre alarmin: Familja shqiptare në krizë, shoqëria është kthyer në supermarket seksi

14:46 / December 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gezim Tushe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Institucioni i martesës ka një rënie të vlerës dhe dobishmërisë. Sociologu Gëzim Tushe, thotë se emancipimi i femrave solli probleme të mëdha, ndryshuan rregullat e prindërimit dhe martesa pësoi skarcitet

“Kjo është lidhur me lëvizjen studentore në 1968 në Francë, ky është guri i cakut që goditi martesën, autoritetin e familjes, shkollën dhe autoritetin e shtetit. Këto filluan të tronditen, goditi tabunë e virgjërisë, goditi autoritetin prindëror dhe të mësuesve. Është e lidhur edhe me emancipimin e femrës. 30 vjet më parë femra në Shqipëri dilte nga babai në duart e bashkëshortit në mënyrë që të garantonte riprodhimin por edhe ekzistencën e saj, se një pjesë e tyre kanë qenë të papuna. Emancipimi i femrave solli probleme të mëdha, ra numri i martesave, edhe femra kuptoi ekzistencën e saj. Kanë ndryshuar edhe parimet e prindërimit. I gjithë ky revolucion ka sjellë që martesa po pëson skarcitet të madh, të rinjtë i druhen martesës, jo vetëm për këto arsye, por edhe me varfërinë, emigracionin, papunësinë dhe faktorë të tjerë si xhelozia. Martesa jo në të gjitha rastet të bën të lumtur. Tregu i seksualitetit është liberalizuar”.

Tushe thekson se ka një përmbysje të raportit prindër fëmijë, ndërsa e cilëson brezin e ri të fëmijëve më problematikun, për shkak sipas tij të shthurjes që kanë pësuar institucionet sociale si familja shteti dhe shkolla.

“Kemi nën proces përmbysjeje fëmijët po bëhën mbretër dhe prindërit shërbëtorë, ne atëherë na dhunonin prindërit kur t’u donte qejfi, po kështu edhe mësuesi. Në kohët e sotme raportet prindër-fëmijë janë vendosur në nivel horizontal, ai ashti vertikal është thyer. Këtyre fëmijëve po u plotësohen të gjitha kushtet edhe për shkak të konkurrencës e rivalitetit dhe kjo është e tmerrshme . Familja e shtresës së mesme diçka mbahet, por ata të varfër i vë ata në një stres shumë të madh. Kjo shoqëri edhe për rritjen e fëmijëve është tronditur. Ulja e moshës së aktivitetit seksual është një problem shumë i madh zgjerimi i bulizmit në shkolla burojnë nga edukimi i në familje. Ky është brezi që ka problem shumë të mëdha dhe ky brez po rikthen brezin e vitit ‘68 në Francë”.

Gëzim Tushe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.