Në Gjykatën e Lartë sot do të japë vendimin për vulën dhe logon e PD-së, dhe Sali Berisha ka thirrur një protestë. Ai ka mbajtur një fjalim përpara protestuesve që janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, në të cilën e ka konsideruar veten si njeriu i vetëm që ka respektin më të madh mbi ligjin. Këtë protestë, ai e quajti revoltë kundër diktuarës, ndërsa hodhi akuza në drejtim të Gjykatës së Lartë duke thënë se është e kapur nga kryeministri Edi Rama.
“Revoltë kundër diktaturës, në mbrojtje të vlerave të lirisë, në jetën time unë kam pasur privilegjin që t’i shërbej Shqipërisë me poste më të larta. Ka një arsye pse pas kaq shumë kohësh, nuk kanë gjetur asnjë shkelje sepse unë kam respektuar ligjin dhe vetëm ligjin, unë kam respektuar ligjin me bindjen më të thellë, se ai respekt është mënyra më e sigurt për garantimin e lirive tuaja. Në këtë aspekt, mund t’ju them se vështirë të gjendet një tjetër të ketë konsideratë më të lartë se unë për ligjin. Kjo Gjykatë, vegël e Edi Ramës, që po masakron arritjen më të madhe të shqiptarëve, simbolin e pluralizmit politik”, tha Berisha.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga ana tjetër, Berisha i cili sot do të marrë masën e sigurisë së izolimit, shtoi se të gjithë e dinë, që është Berisha në krye të Partisë Demokratike dhe se asnjë gjykatë nuk mund të vendosë ndryshe.
“A ka njeri të lirë sot që të mos pranojë se shumica e demokratëve kanë zgjedhur kreun e tyre, si lider, Sali Berishës, kjo është e faktuar me 2 palë zgjedhje dhe 3 votëbesimi, me 500 mijë vota, jo më larg se 7 muaj më parë”, shtoi ai. Një mesazh e pati edhe për Lulzim Bashës. “A ka njeri që mendon se Lul Brava do bëj opozitë”, përfundoi ish-kryeministri.








