Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

“Truproja e Mesit” i thotë “jo” Juventusit, dy emra të tjerë mbeten në garë për mesfushën bardhezi

21:07 / December 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
de paul mesi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juventusi ka shumë nevojë për një mesfushor dhe merkato e janarit pritet që të jetë e nxehtë për klubin bardhezi, Drejtori sportiv, Kristiano Xhuntoli, ka kohë që ka nisur lëvizjet, por ndërkohë që pret të vlerësojë maksimalisht të gjitha pistat, ai ka marrë edhe refuzimin e parë.

Rodrigo De Pol, yll i Atletikos së Madridit, është njeriu që pëlqehet më së shumti në “Kontinasa”, me trajnerin Alegri që do të ishte i gatshëm të ndryshonte dhe të provonte shumë module me argjentinasin, por në tentativën e tyre për të bindur “Colchoneros”-at ka ndërhyrë futbollisti dhe ka vënë veton. Ai nuk kërkon të rikthehet në Serinë A (Udineze e zbuloi dhe e solli në Itali). Për De Polin, një nga elementët më të spikatur të Argjentinës Kampione Bote, ofertat nga Anglia janë më tunduese kështu që pista bardhezi mund të duket e marrë fund.

KALVIN FILIPS
 – Ndërkohë, tratativa më e lehtë ishte dhe mbetet ajo që të çon te mesfushori i Mançester Sitit. Kalvin Filips i është ofruar Juventusit në orët e fundit, edhe pse futbollisti anglez ka nisur që të mërzitet, duke parë se bardhezinjtë nuk janë totalisht të bindur për cilësitë e tij, apo ndoshta edhe për faktin që sa efektiv do të jetë ai për skemat e Alegrit. Ndërkohë, në mes ka ndërhyrë edhe Bajerni i Mynihut, që kërkon një zëvendës Kimish, duke parë rendimentin në rënie të gjermanit, ndonëse edhe pista që mund të çojë në një shkëmbim mes bavarezëve dhe skuadrës së Guardiolës në Gjermani nuk mohohet.

image 44

TEUN KOPMAINERS – Ndërkohë, objektivi i dytë kryesor në Torino është mesfushori i Atalantës. Teun Kopmainers është prej kohësh një prej titullarëve të padiskutueshëm të Xhanpiero Gasperinit, por për të zikaltrit kërkojnë 40 milionë euro, nëse bëhet fjalë për merkaton e janarit. Kjo shifër justifikohet me faktin se Atalanta nuk ka kohë se ku të gjejë një zëvendësues të tij në një muaj kohë që ofron dritarja dimërore e transferimeve, por në verë, me Juven që mund të fusë ndonjë talent brenda tratativës kjo shifër mund të ulet ndjeshëm.

Gjithsesi, burime pranë Juventusit nënvizojnë se Xhuntoli nuk është dorëzuar dhe do të tentojë gjithçka për ta Kopmeinersin të vetin që në janar dhe t’ia dhuroj mesfushorin holandez 25-vjeçar trajnerit Alegri.

juventusit mesfushen truproja e mesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.