Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Halili: Gati të rikthejmë Tiranën aty ku ishte, kemi nënshkruar me 4 futbollistë

10:27 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
refik halil
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Tiranës, Refik Halili u shpreh në një prononcim për “Zona Gol” se Tirana do të rikthehet aty ku i takon dhe se po punohet për këtë. Presidenti bardheblu pranoi se skuadra ka pasur vështirësi por në derbi do të marrë pikët që i ka të nevojshme dhe njëkohësisht synon kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë.

“U ndjemë mirë për pozicionin ku ndodhemi dhe gëzimi ishte i madh megjithëse unë nuk festoj shumë. Kishte shumë emocion dhe ankth por gëzimi ishte i madh për pikët. Po bëjmë përpjekje për t’i marrë tani por duhet që t’i kishim marrë më parë. Duhet të ecim në rrugën që kemi nisur. Janë edhe 3 ndeshje dhe ngarkesa është e madhe.

Para kësaj ndeshjeje, një natë më parë kemi qenë pranë ekipit dhe iu kemi thënë që e vetmja mundësi është që të bëhet e pamundura. Kemi punuar shumë dhe ndoshta i kemi shqetësuar para ndeshjes dhe i kemi futur në trysni por duhet ndonjëherë. Duhet të punojmë oër të shpëtuar klubin pasi e kemi çuar situatën në këtë pikë. Kemi marrë shumë goditje dhe duhet të jemi të qetë e të bëjmë punën. E vetmja mundësi është se e kanë çunat dhe ta japin në fushë. Ne flasim me fjalë. Duhet të punojmë shumë për ta çuar skuadrën aty ku ka qenë.

Derbi? Ne duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe kemi punuar edhe në Kupë ku ka qenë një lodhje e madhe dhe për të vazhduar këtë kampionat. Radha është e Kupës dhe duhet të vazhdojmë me dinjitet e të kualifikohemi. Futbollistët nuk kanë nevojë për mobilizim pasi e dinë rëndësinë e ndeshjes pasi na duhen pikët dhe derbi ka impenjim më të madh.

Me Bakajn kam kaluar mirë dhe do të ishte mirë të ishte pjesë e jona pasi një futbollist si Elis Bakaj i duhet Tiranës. Me Elisin kam folur edhe gjatë kohës që është atje.

Kemi nënshkruar me 4 futbollistë shumë të rëndësishëm në Shqipëri por nuk dua t’i bëj publik për momentin emrat. Do bëjmë të pamundurën që të shkojmë në nivele ku ka qenë klubi në të kaluarën. Nëse do të vijë edhe aksioneri i ri, këto gjërat do të bëhen edhe më shpejt se 31 dhjetori. Të gjitha të ardhurat do t’i fusim në punë”, tha Halili

Halili tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.