Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vdekja e shqiptarit në anijen hotel në Angli, familja pamundësi financiare për të kthyer trupin në Shqipëri

16:47 / January 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7855
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat britanike i janë rikthyer rastit tragjik të humbjes së jetës në anijen hotel të emigrantit shqiptarë Leonard Farruku më 12 dhjetor të vitit të shkuar.

BBC ka si titull “ Familja e emigrantit nuk përballon dot sjelljen e trupit në atdhe”. Në shkrim citohet e Jola e motra e Leonardit e cila ka deklaruar se:  “vdekja e vëllait në të tilla rrethana ishte një tragjedi por ne  tani jemi duke u përballur me një tragjedi të dytë nga pamundësia për ta sjellë trupin në Shqipëri dhe kryer ceremoninë funerale”.

“Ne nuk e dimë sa të zgjasë mbledhja e shumës së nevojshme për kthimin e trupit” citohet ajo nga BBC.

Për ta arritur këtë familja 27 vjeçarit Leonard Farruku ka kërkuar ndihmën e kujtdo që mundet përmes faqes GoFound, ku synohet të mblidhen 10.000 paund për të mbuluar shpenzimet e sjellës së trupit të tij në Shqipëri.

Megjithëse Leonard Farruku i dha fund jetës në anijen-hotel e menaxhuar nga qeveria angleze, ministria e punëve të brendshme Home Office, refuzoi të ndihmojë financiarisht kthimin e trupit në Shqipëri.

Sekretari shtetit për çështjet e brendshme  James Cleverly për vdekjen e Leonard Farrukut tha se do të “ketë një hetim të plotë”.

Disa ditë më parë në mediat britanike u publikua një vlerësim për politikën e akomodimit të emigrantëve në anijen hotel Bibby Stocholm ku theksohej se emigrantët përballeshin me diskriminime.

Por ky raport vlerësimi u fshi nga faqja e Home Office me argumentin se ishte publikuar gabimisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armëpushim energjetik, Rusia “sfidon” Trump: Sulm me dronë centraleve elektrike

15:20 / October 12, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Marta Kos kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Janë të papranueshme

14:05 / October 12, 2026

Rama: “Pasqyra e Çmimeve” me 238 artikuj, synojmë të shkojë 1000 deri në fund të vitit

13:09 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.