Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Përndiqej nga bashkëmoshatari i saj, vetëhelmohet me pesticide 17-vjeçarja

12:29 / May 6, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia vendngjarje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat ku një 17-vjeçare, është paraqitur në Spitalin Rajonal të këtij qyteti për ndihmë mjekësore pasi ishte vetëhelmuar me pesticide.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçare me inicialet A.Ç banuese në Berat e cila është dërguar më vonë për ndihmë më të specializuar në QSUT.

Ndërkohë Policia njofton gjithashtu se, ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin D.K., 17-vjeç i cili akuzohet se ka përndjekur prej disa ditësh me mesazhe telefonike 17-vjeçaren, gjë e cila mund ta ketë çuar atë drejt aktit të vetë-helmimit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.05.2019, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D.K, 17 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, paraditen e sotme është paraqitur në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore, e vet’helmuar me pesticide, shtetasja A.Ç, 17 vjeçe, banuese në Berat, e cila u dërgua për ndihmë të specializuar në QSUT. Nga hetimet rezulton se shtetasi i mësipërm e ka përndjekur prej disa ditësh me mesazhe telefonike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal”.

Spitalin Rajonal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë…

11:59 / July 12, 2026

Operacioni antidrogë në Lezhë, arrestohen tre persona dhe asgjësohen 436 bimë kanabisi

11:19 / July 12, 2026

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

20:57 / July 11, 2026

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

18:21 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.