I dehur largohet nga lokali në pronësi të një shqiptari për shkak të zhurmës që po bënte, por shtetasi me origjinë nga Rumania është kthyer sërish, kësaj here me një shkop hekuri dhe pistoletë në brez.
I riu rumun ka ardhur sërish dhe ka rrahur pronarin shqiptar. Më pas ka goditur me shufrën e hekurit çfarë i ka dalë përpara duke shkatërruar kështu dyqanin. Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur natën e 29 prillit në Torino të Italisë, teksa këtë të dielë media italiane ka publikuar videon e njërës prej kamerave të sigurisë që ka mundur të regjistrojë dhunën e ushtruar nga 39 vjeçari Costantin Capraru.
Shqiptari me moshë 32-vjeçare ka lajmëruar në kohë policinë e cila me të mbërritur ka arrestuar rumunin. Shqiptari i është drejtuar spitalit për trajtim mjekësor dhe gjendja tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.
