Napoli fitonte ndaj Torinos në 5 ndeshjet e fundit direkte, por sot, në ndeshjen e Serie A, të mbajtur në Stadio Olimpico di Torino (Turin), skuadra e Juric ka mundur kampionët e Italisë me shifrat 3-0.
Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 43-të nga Sanabria, gjatë zhvillimit të një goditje dënimi. Gjërat për napoletanët u komplikuan shumë në minutën e 50-të, Pasquale Mazzocchi u ndëshkua me karton të kuq. Vlasic realizoi golin e dytë për torinezët në të 52-tën, pas një goditje nga distanca, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Gollini. Pak më vonë, Boungiorno u tregua i saktë me kokë.
Me këtë rezultat, Napoli renditet në vendin e nëntë dhe në 5 ndeshjet e fundit në kampionat numëron vetëm 1 fitore. Në krahun tjetër, Torino renditet në vendin e 10-të. Në ndeshjen tjetër të luajtur në të njëjtin orar, Udinese-Lazio përfundoi 1-2.