Rafa Nadal është jashtë Australian Open. Tenisti spanjoll, mbajtës i 22 titujve të Grand Slam-it, ndonëse garoi në Australi, trashëgoi një problem me këmbën nga ndeshjet e tij në Brisbane, ndaj do të kthehet në Mallorca për analiza dhe rikuperim.
Nadal është rikthyer në aksion pas një pauze të gjatë dhe të gjithë presin të shohin nëse do të luajë në Roland Garros, turne të cilin e ka të preferuar.
Postimi i Rafa Nadal:
“Gjatë garës sime në Brisbane pata një problem të vogël muskulor që më shqetësoi, siç e dini. Kur arrita në Melburn pata mundësinë të bëj një MRI dhe kam një tërheqje të vogël në një muskul, jo në të njëjtin vend ku pata lëndimin që është një lajm i mirë. Për momentin nuk jam gati të garoj në nivelin më të lartë në ndeshjet me pesë sete. Unë do të kthehem në Spanjë për të parë mjekun tim, për të marrë trajtim dhe për të pushuar.
Kam punuar shumë për këtë rikthim dhe gjithmonë kam thënë se qëllimi im është të jem në nivelin tim më të mirë në tre muaj. Ndonëse është për të ardhur keq që nuk do të jem në gjendje të luaj përpara turmës së mrekullueshme në Melburn, nuk janë të gjitha lajmet e këqija dhe ne mbetemi pozitivë për mënyrën se si po shkon sezoni. Doja shumë të garoja këtu në Australi dhe pata mundësinë të luaja disa ndeshje, gjë që më bëri të lumtur dhe pozitiv. Faleminderit për mbështetjen dhe shihemi së shpejti.”
