Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në SPAK, ku do mbahet seanca e radhës ndaj tij.
Mediu është nën hetim për çështjen e “Gërdecit”. Ai ka thënë se drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re, ndërsa ka hedhur akuza ndaj procesit gjyqësor, që e cilëson të paligjshëm. Sipas tij asnjë nga dëshmitarët në proces, nuk ka folur kundër tij.
Lexo edhe :
Related Posts
Kreu i PR-së akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.


