Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mediu: Sot doli se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri. Nuk kam shkelur autoritetin e FA-ve

13:50 / January 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatmir mediu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përfundim të procesit gjyqësor në GJKKO për tragjedinë e Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha për mediat se sot doli qartë se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri ka ardhur e përcaktuar nga kompania.

“Dua që të gjithë ta keni të qartë se sot doli se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri ka ardhur e përcaktuar nga kompania. Urdhri 2044 është i përgatitur nga shtabi i përgjithshëm, strukturat e shtabit. Çështjet që ngriti Pinari nuk i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton detyra për MEICO-n, dhe përcakton se ka nevojë për demontimin. Në FA nuk mund të ketë urdhër ministri, përndryshe nuk do flisnim për FA. Ministria e Mbrojtjes ka zbatuar detyrimet ndërkombëtare e ligjore, dhe VKM me detyrën që iu la. Ministri ndërton komisionin për çmimet dhe të kategorizimit, më pas vihet në lëvizje ministri. Urdhri ka ardhur nga shtabi i përgjithshëm”,-shpreh Mediu.

Lexo edhe :

Related Posts

  • fdhd sd
    Seanca për ''Gërdecin'', Mediu mbërrin në SPAK
  • 1704887505 pinari
    Tragjedia e Gërdecit, Ylli Pinari: Përgjegjës janë shtabi i FA-ve, dhe MEICO kishte veç një veturë
  • 1704880421 mediupinari
    “Kam bërë 5 vite burg'', dëshmia e Pinarit për Gërdecin: Kush e propozoi krijimin e një linje demontimi armësh

Pyetje: A ngritët shqetësime rreth problematikeve në Gërdec?

Mediu: Ka një sistem komandim kontrolli në FA. Pra ato adresohen në struktura përkatëse i vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i Policisë Ushtarake që ka qenë se po prishen godina dhe kjo është adresuar. Nuk ka asnjë informacion tjetër që të ketë ardhur në Ministrinë e Mbrojtjes. Në muajin shkurt dhe 15 ditë përpara se të ndodhte shpërthimi ka pasur takime dhe Gërdeci është konsideruar si linja më e mirë.

Pyetje: Pas tragjedisë keni diskutuar me Ylli Pinarin?

Mediu: Kam deklaruar që kam qenë në Bruksel, me drejtorin e shërbimit Informativ dhe na është thënë që duhet të kemi kujdes. Zhvillimet në rajon kanë qenë se ka pasur synimi për të penguar përfshihen në NATO. Është kërkuar të bëhet një eksperiment në raport me atë shkak që ndodhi tragjedia. Është në interesi të Shqipërisë, të sigurisë së vendit të bëjë një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje dhe jo të Fatmir Mediut.

Fatmir Mediu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.