Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Flet komandanti letonez: Rasti i vdekjes së ushtarakes shqiptare një në 10 milion

18:52 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kalins
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas humbjes së jetës së efektives shqiptare, Zafire Hasanaj, puna në bazën e Adazi-së në Letoni është ndërprerë për të zhvilluar hetime për ngjarjen.

Komandanti i Forcave të Armatosura të Letonisë, Leonid Kalnins, thotë se ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në kampin ku humbi jetën ushtarakja shqiptare dhe u plagosën dy kolegë të saj, përkatësisht komandanti i kontingjentit Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj.

Mediat lituaneze bëjnë me dije se njëri nga shqiptarët e plagosur ndodhet në departamentin e reanimacionit të Spitalit Galeezer.

Komandanti Kalnins thotë se rasti është një në 10 milion, duke shtuar se do të zhvillohet një hetim i rreptë për ngjarjen. Ai nuk pranoi të tregonte se çfarë mine kishte shpërthyer.

“Ky nuk është rasti i parë në historinë e Letonisë”-tha ai, duke kujtuar një ngjarje të ndodhur në tetor 2011, ku një person humbi jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve me pasoja.

I pyetur nëse të plagosurit dhe familja e të ndjerës do të kompensohen, Kalnins theksoi se kompensimi kryhet në përputhje me ligjin shqiptar, por pala letoneze shtoi ai, shpreh gatishmërinë për transportimin e viktimës dhe dy të plagosurve drejt vendit të tyre (tonë).

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë bën me dije se 343 materiale shpërthyese u neutralizuan nga ekspertët për neutralizimin e armëve vetëm javën e kaluar.

Në Letoni, ndodhen edhe rreth 20 inxhinierë nga Shqipëria, të cilët kryejnë detyrat e tyre si personel të shërbimit.

Grupi multinacional në Letoni udhëhiqet nga Kanadaja dhe përbëhet nga rreth 1,400 ushtarakë nga Shqipëria, Republika Çeke, Italia, Kanadaja, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.


komandanti letonez
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë…

11:59 / July 12, 2026

Operacioni antidrogë në Lezhë, arrestohen tre persona dhe asgjësohen 436 bimë kanabisi

11:19 / July 12, 2026

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

20:57 / July 11, 2026

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

18:21 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.