Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Premtim i mbajtur, Muzhaqi: Disiplina e volejbollit edhe në shkollën “Bashkim Fino”, pilotimi i programit Ekipet Sportive në Shkolla edhe për grupmoshën 8-10 vjeç

14:07 / January 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8445
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët zhvilloi një vizitë në shkollën “Bashkim Fino”, me qëllim monitorimin e ecurisë së trajnimeve të ekipeve sportive në sportin e volejbollit dhe basketbollit, por edhe për t’u informuar më shumë se si fëmijët dhe të rinjtë ndihen me këtë program dhe si ka ndikuar në zhvillimin e tyre. 

Përgjatë bisedës me fëmijët dhe të rinjtë, ku ministrja Muzhaqi i pyeti rreth ecurisë së trajnimeve, si sporti po ndikon në zhvillimin e tyre dhe për uniformat e reja, fëmijët dhe të rinjtë u shprehën të gjithë shumë të lumtur që janë pjesë e këtij programi, pasi ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e tyre fizik, ndërveprimin social, por edhe fakti që çdo gjë e përfitojnë falas është një plus për familjet e tyre, duke qënë se tashmë nuk duhet të paguajnë më për kurse sporti pas mësimit. 

Me fëmijët dhe të rinjtë ministrja Muzhaqi diskutoi edhe mbi uniformat e reja dhe bazën materiale, të siguruara këto të fundit nga Qeveria Shqiptare për mbarëvajtjen e programit, por edhe që të ndihen si një ekip i mirëfilltë.

Më tej, ministrja Muzhaqi shtoi “Njësoj si ju, jam dhe unë shumë e lumtur që ju jeni pjesë e këtij programi kaq të bukur dhe plot jetë. Ju shoh shumë entuziastë dhe sytë ju shkëlqejnë teksa vraponi në lojë. Shkolla juaj vitin e shkuar kishte ekipin e basketbollit për 9 vjeçaren, dhe ju premtova që së shpejti do kishit dhe ekipe për më të vegjlit. E tashmë kemi dy ekipe të reja volejbolli për moshat 8-10 vjeç.”  

Programi Ekipet Sportive në shkolla ka filluar zbatimin që prej vitit 2022 në të gjithë Shqipërinë. Për të dytin vit radhazi, janë angazhuar mbi 10000 fëmijë dhe të rinj në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë këtë vit për herë të parë po pilotohet projekti edhe për grupmoshën 8-10 vjeç, ku janë angazhuar rreth 1000 nxënës. Ky program mbështet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

bora muzhaqi ekipet sportive fëmijët Ministria e rinise rinia sporti shkollor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.