Një masiv gurësh ka bllokuar rrugën që të çon te shkolla 9 vjeçare Batër e Vogël si dhe disa lagje të fshatit. Administratori i Komsisë, Hasan Dervishi kërkoi ndihmën e Bashkisë për hapjen e rrugës, për të mundësuar transportin e fëmijëve si dhe nxjerrjen nga izolimi të lagjeve Balliu e Stafalla. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ndërkohë bashkia ka dërguar mjete dhe forca për të larguar masivin shkëmbor dhe kthimin e gjendjes në normalitet.



